Lidhshmmri motivues nddrmjet tregimeve dhe novelave tt Kadaress (The Motivation and Join of Stories and Novels of Ismail Kadare)
2017; RELX Group (Netherlands); Linguagem: Albanês
10.2139/ssrn.3065420
ISSN1556-5068
Autores Tópico(s)Education, Literature, Philosophy Research
ResumoAlbanian Abstract:Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët e njohur, që në krijimet e tij gjejmë shpeshherë, tregimet dhe novelat të paraqitura në një përmbledhje të vetme, duke paraqitur të pashqiptueshmen, të shkruajë çka është e pashkueshme që do të thotë se ato janë pikërisht pjella të po asaj krijese, sikurse edhe romanet e mëdha të tij, duke e mbajtur kështu zinxhirin ndërlidhës të ngjarjeve kronologjike nga një krijim në tjetrin. Studimi i përgjithshëm për krijimtarinë e Ismail Kadaresë ishte, është dhe do të jetë nder për çdo studiues, i cili apo e cila ka pasur fatin të pasurohet me dije nga ky autor dhe në veçanti nga studimi i zhanrit letrar të tregimeve, novelave, romaneve, poezive dhe zhanre të tjera të krijuara nga ai. Tregimet janë të pasura më tematika të ndryshme dhe mjaft më interes së studiuari. Gjatë studimit analizues, krahasues dhe hulumtues të tregimeve të Ismail Kadaresë është dëshmuar pesha dhe rëndësia e tyre në përgjithësi dhe në veçanti të tregimeve të krijuara dhe botuara nga Ismail Kadare. Tregimi është një nga zhanret letrare që ka pasur një shtrirje të gjerë dhe njëherazi një rëndësi të madhe për letërsinë në përgjithësi dhe në veçanti për letërsinë shqipe, i cili është dëshmuar nga autorët vendor dhe ndërkombëtar se është një zhanër mjaft me interes për ta pasuruar dhe zhvilluar letërsinë. Tregimet kanë shërbyer si një ndër armët kryesore në periudha e ndryshme të popullit shqiptar. Ato janë ndërtuar edhe krijuar edhe nga zhanret të tjera të shkruara dhe gojore.
Referência(s)